Edhe Shkupi proteston kundër armëve kimike në Shqipëri!

Sot mbahen protesta në Shkup kundër iniciativës për mundësinë e ardhjes së helmeve kimike siriane për asgjësim në Shqipëri. 

Protesta organizohet përmes rrjetit social Facebook dhe është iniciativë e disa qytetarëve të Maqedonisë të brengosur për mjedisin, shëndetin, jetën e tyre dhe të gjeneratave të ardhshme.

“Sot 14.11. 2013, në ora 12.05 minuta, do qëndrojë për protestë para ambasadës së R. Shqipërisë në Shkup, për ti thënë Jo Armëve Kimike në Shqipëri!” thuhet në apelin e tyre. 

Për më shumë shikoni grupin në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button