Maqedoni, shumë gjykatës, aspak profesionalitet!

Me raportin e progresit, Komisioni Evropian porosit Këshillin Gjyqësor dhe Asociacionin e gjykatësve që të promovojë gjyqësi të pavarur nga presioni i jashtëm dhe ai i brendshëm, në mënyrë që të rikthejë besimin e qytetarëve. Sipas raportit në fjalë emërimi i kryetarëve të gjykatave dhe gjykatësve të gjykatave të larta akoma cenohet nga marrëveshjet politike, të cilat jo vetëm që ndikojnë në vendimet gjyqësore por edhe në zgjatjen e procedurave. Kështu gjyqësia është joefiçente e joprofesionale.

Shumë gjykatës

“Numri i stafit të gjykatave dhe gjykatësve për 100 000 banorë janë konsiderueshëm më të larta se sa mesatarja evropiane, çka shtron pyetjen për efiçencën e tyre.”-thuhet në raport.

Vetëm të emëruar në gjykata në 2014 ka pasur 628 gjykatës, që dmth rreth 32 gjykatës për 100 000 banorë.
Kurse mesatarja evropiane është 21 gjykatës për  100 000 banorë.

 Joefiçencë

Sipas Raportit, sistemi aktual gjyqësor është tepër i fokusuar në kriterin kuantitativ dhe aspak në kriterin kualitativ. Ashtuqë me ndryshimet e fundit ligjore punësohet numër më i madh i kuadrit administrativ gjyqësor, por kuadër më pak kualitativ.

“Gjykata Supreme ka vazhduar të pranojë ankesa për zgjatje të paarsyshme të procedurave (637 në vitin 2014, ndërsa 434 ishin në vitin paraprak) dhe pagoi 115 963 euro si kompenzim për haxhimet e bëra.”-theksohet, “Zgjatja e përgjithshme e procedurave, veçanërisht për ‘lëndët e vjetruara’ mbetet shqetësim.”

Joprofesionalizëm

“Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të Këshillit Gjyqësor në mars shkaktoi kritikë të gjerë, pasi të dy të zgjedhur nga Parlamenti nuk kanë përvojë gjyqësore. Kërkesa ligjore që anëtarët të vijnë nga radha e profesorëve universitarë të drejtësisë, avokatëve ose ekspertëve eminent të drejtësisë nuk respektohet në praktikë: 3 nga 5 anëtarët udhëheqës paraprakisht ishin zyrtarë në administratën publike dhe dy paraprakisht ishin ndihmës-gjykatës.”-është shkruar në raport.

Për t’u vërtetuar shiko të paktën biografitë: Branko Ushkovski, kryetar; Selim Ademi, Bekim Rexhepi anëtarë

Buxhet i ulët

“Buxheti i vitit 2015 për gjyqet dhe prokurorinë publike janë të dyja konsiderueshëm më të ulëta se sa mesatarja evropiane për banor.”-thuhet në raport.

Buxheti për gjyqësinë në Maqedoni për 2015 ishte gjithsej 30 milionë euro, që dmth mesatarisht rreth 15 euro për banor. Ndërkohë që mesatarja evropiane është  40,8 euro për banor.

Sa për ilustrim në Kroaci buxheti për gjyqësorin është 182 292 546 euro, respektivisht 42,9 euro për banor./Portalb.mk

LEXO:Të gjitha vërejtjet e raportit të KE-së për Maqedoninë!
LEXO: Kuvendi solli tre zgjidhje ligjore për fushën e gjyqësisë
LEXO: Orav: Klimë e keqe në gjyqësi dhe ekonomi
LEXO: “Bomba” e 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button