Kosova për herë të parë në histori në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Basketboll
Përfaqësuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, sot për herë të parë në histori të basketbollit kosovar, kanë marr pjesë në hedhjen e shortit për caktimin e grupeve kualifikuese për Kampionatin Evropian në Basketboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Shorti historik për basketbollin kosovar, përfaqësuesen e Kosovës e ka bërë bashkë me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë, në kuadër të grupit E.
Në hedhjen e shortit i cili u mbajt në Mynih, morën pjesë 27 shtete që janë regjistruar për të marr pjesë në garat kualifikuese për Eurobasket 2017. 27 ekipe kombëtare janë ndarë në 7 grupe, katër prej tyre me nga katër kombëtare ndërsa një grup do t’i ketë tri kombëtare që do të garojnë për t’u kualifikuar në turneun final i cili zhvillohet në shtator 2017, në katër vende nikoqire: Finlandë, Izrael, Rumani dhe Turqi
Tashmë kualifikimin direkt e kanë siguruar finalistët e EuroBasket 2015, Spanja dhe Lituania, si dhe kombëtaret e kualifikuar në Olimpiadën “Rio 2016”: Kroacia, Republika Çeke, Franca, Greqia, Italia, Letonia dhe Serbia.
Grupet kualifikuese janë siç vijon.
Grupi A: Belgjika, Islanda, Zvicra, Qipro
Grupi B: Gjermania, Holanda, Austria, Danimarka
Grupi C: Rusia, Bosnja e Hercegovina, Suedia
Grupi D: Polonia, Estonia, Bjellorusia, Portugalia
Grupi E: Sllovenia, Ukraina, Bulgaria, Kosova
Grupi F: Gjeorgjia, Mali i Zi, Sllovakia, Shqipëria
Grupi G: Maqedonia, Hungaria, Britania e Madhe, Luksemburgu