Vjedhja prej ballkoni si akt politik

[Recension: Sulmet e pabaza të LSDM-së ndaj KURIR-it rezultuan se hyrje të dhunshme në hapësirat e redaksisë sonë]

Nëse një mjeti informativ i ndodh ndonjë vjedhje me thyerje të derës dhe nga hapësirat zyrtare i merren mjetet e punës, kjo gjithsesi është punë serioze. Ky tekst njofton për një ngjarje të tillë dhe ofron mjaft fotografi që duhet të tregojnë se – është thyer brava!

Normalisht pritet që të ketë tollovi në atë hapësirë dhe gjurmë të tjera… gjithsesi, lexuesi dëshiron të shohë lajm preciz. Edhe atë, fillimisht për mënyrën se si krimineli (kriminelët) është futur në atë hapësirë, dëmin që është shkaktuar, si dhe elementetet e tjera të këtij akti, të cilat çdo kush që raporton nga ngjarje të këtilla do t’i kërkonte dhe do të ishte i interesuar që t’i publikojë.

Mirëpo, artikulli kapet për LSDM-në dhe akuzon se ajo, me “sulmet mbi këtë medie” që i ka bërë gjatë muajit të kaluar, ka shkaktuar hyrje të dhunshme në redaksi. A ka ndodhur akti kriminel apo politik, dhe si është zgjidhur kjo dilemë?

Неоснованите напади на СДСМ врз КУРИР_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_n 1Linku deri te artikulli origjinal: Sulmet e pabaza të LSDM-së ndaj KURIR-it rezultuan se hyrje të dhunshme në hapësirat e redaksisë sonë

Data dhe koha e publikimit: 11.01. 2016, 15:50

Data e recensionit: 18.01.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

OPOZITA E KA THYER BRAVËN!

“Pas një seri të sulmeve dhe të kërcënimeve, të cilat gjatë periudhës së kaluar u bënë mbi gazetarët e KURIR-it, hapësirat e redaksisë sonë gjatë mbrëmjes së kaluar ishin cak i vjedhjes, gjegjësisht hyrjes së dhunshme nga persona deri tani të panjohur, të cilët kanë hyrë me dhunë në redaksinë tonë. Kjo nuk është hera e parë që hapësirat e KURIR-it të jenë cak i ndonjë sulmi. Sulmet e përditshme të pabaza ndaj KURIR-it si medie nga ana e strukturave të ndryshme opozitare, mirëpo edhe drejtpërdrejtë nga partia më e madhe opozitare LSDM, kulminuan me sulm të ri mbi medien tonë”.

Неоснованите напади на СДСМ врз КУРИР_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_n 2Interesante është pjesa hyrëse e tekstit, e cila fillon me akuzë e cila sugjeron se “opozita” i ka hapur”dyert e redaksisë në të cilën është bërë vjedhja?! Pastaj pason informata nga e cila nuk mund të kuptoni se cili është dëmi, si është bërë ai, a janë laptopët personalë apo të redaksisë, a ka pasur në to, eventualisht, informata deri te të cilat dikush ka dashur të arrijë… Nuk ka asgjë përveç disa fotografive që e tregojnë të njëjtën gjë, një bravë të dëmtuar të një dere të ballkonit, që është pothuajse – asgjë. Një bravë të tillë do ta kishte thyer, me siguri, edhe vjedhësi më i zakonshëm! Asnjë informatë shtesë që do ta mbështeste storjen, e sidomos titullin.

Për ata që nuk e dijnë, LSDM-ja me të vërtetë së paku një muaj, e ndoshta edhe më tepër, kërkon nga portali, mirëpo edhe nga disa medie të tjera, të legjitimohen – të përgjigjen “kush është themeluesi i tyre dhe si i kanë fituar gjithë ato profite të cilat i paraqesin në dokumentet që janë publike!” Kjo “fushatë” as që do të zinte ndonjë hapësirë sikur kjo medie thjesht të përgjigjej në këto pyetje, të cilat, përndryshe, ia ka për borxh publikut! Tani, përnjëherë nga një “firmë sekrete” shndërrohet në “viktimë” dhe në këtë mënyrë duhet të ndërpriten pyetjet!

Artikulli, në vend që të ofrojë fakte të tjera elementare për këtë vjedhje, futet në spekulim, të cilin, që të jetë “i bazuar”, tekstin e “mbulon” me një kërcënim të dërguar me e-mail, të cilin, gjoja, e ka bërë “një anëtar i LSDM-së” ndaj një gazetareje. Nga ajo që këtu është vënë si tekst kërcënues, ne nuk e shohim motivin – a është ai politik, sentimental apo i ndonjë llojit tjetër. E shohim vetëm identitetin e pretenduar të zbuluar të kërcënuesit, sikur kjo të jetë e mjaftueshme?! Në fakt, çka nënkupton fakti, qoftë edhe sikur të jetë i vërtetë, se ai qenka anëtar i ndonjë partie? Nëse me të vërtetë ka qenë – për të cilën nuk kemi dëshmi, edhe pse në partitë e mëdha ka lloj-lloj anëtarësh.

Nga ana tjetër, nëse e kanë ditur saktë identitetin, gjithsesi ka mënyrë (mekanizma ligjorë-juridikë) që redaksia të merret me këtë “kërcënues”. A do t’i kishte shpëtuar kjo laptopët? Kjo është një pyetje për të cilën ne nuk kemi përgjigje, e nuk e shohim se dhe ata të cilëve u ka ndodhur vjedhja kanë përgjigje, edhe pse nga vjedhja ka kaluar mjaft kohë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button