Parashikimi i “Google”: Ja lista e fituesve të çmimeve “Oscar”

Fundi i muajit shkurt do të jetë një ndër momentet më të rëndësishme për kinematografinë, për shkak të ndarjes së çmimeve “Oscar”. “Google” ka bërë listën e fituesve të mundshëm, bazuar në numrin e kërkimeve në faqen e saj.

Megjithatë, ky mund të mos jetë një parashikim i saktë. Renditja është bërë në bazë të frekuencës së kërkimeve në internet, për të cilat njerëzit kanë përdorur motorin e kërkimit “Google”.

Sipas “Google”, renditja kënaq pritshmëritë e adhuruesve të aktorit Leonardo di Caprio, i cili rezulton aktori më i kërkuar, ndoshta edhe për shkak të diskutimit të madh të hapur në media për faktin se nuk ka fituar ende një “Oscar”.
“The Revenant”, filmi ku ai është protagonist, është në krye të parashikimeve për kategoritë “Fotografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë”.

Fotografia më e mirë

“The Revenant”
“The Big Short”
“Brooklyn”
“Spotlight”
“Mad Max: Fury Road”

Aktori më i mirë

Leonardo DiCaprio – “The Revenant”
Eddie Redmayne – “The Danish Girl”
Matt Damon – “The Martian”
Michael Fassbender – “Steve Jobs”
Bryan Cranston – “Trumbo”

Aktorja më e mirë

Brie Larson – “Room”
Jennifer Laërence – “Joy”
Saoirse Ronan – “Brooklyn”
Charlotte Rampling – “45 years”
Cate Blanchett – “Carol”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button