Alonso: Guardiola dhe Mourinho janë të ngjashëm

Më shumë të ngjashëm se të ndryshëm. Të tillë janë në sytë e mesfushorit të Bayern Mynih Xabi Alonso, dy trajnerët Pep Guardiola dhe Jose Mourinho.

Në të vërtetë sezonet 2010 -2013 i panë këta dy personazhe të përjetonin një rivalitet të fortë me njëri-tjetrin, teksa të dy tregonin aftësitë e shkëlqyera duke drejtuar respektivisht Barcelonën dhe Real Madridin dhe që atëherë duket se është krijuar ideja se të dy nuk kanë shumë të përbashkëta.

Gjithsesi, këndvështrimi i Alonsos është origjinal dhe personal duke qënë se nën drejtimin e të dyve ka arritur të përjetojë suksese të mëdha si me Realin ashtu edhe me Bayernin, ndaj ish fituesi i kupës së botës beson se të dy kanë një sërë cilësish të përbashkëta që i bëjnë ata figura të vecanta në fushën e tyre, transmeton Supersport.

“Që të dy janë lider të lindur, dicka e tillë iu vjen e natyrshme. Janë personazhe karizmatik, të cilët dinë si të bindin një grup njerëzish. Secili prej tyre ka një personalitet të spikatur, por në shumë aspekte janë të ngjashëm, psh të dy janë shumë emotiv.  Ata  janë të aftë të përcojnë tek të tjerët njohurinë e tyre për futbollin. Të bësh një skuadër të luftojë për ty është mjaft e vështirë dhe ky është një virtyt që ata e kanë të përbashkët. Nuk ka rëndësi se sa mirë i stërvit, nëse lojtarët nuk janë me ty atëherë një trajner dhe një skuadër nuk fiton”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button