Ilaçi më i mirë kundër kollës

Mjalti dhe limoni është një produkt që njihet për parandalimin e kollës, por studimet e fundit tregojnë se një rol të rëndësishëm për këtë luan edhe çokollata.

Kreu i studimeve kardiovaskulare dhe respiratore në Universitetin Hull, Alyn Morice ka theksuar se ka prova se çokollata është ilaçi më i mirë kundër kollës.

Sipas studimeve të fundit, çokollata qetëson kollën, prandaj dëshmohet se përmbajtja e kakaos në çokollata është shumë më efektiv sesa shumë ilaçe tjera. Pacientët të cilët kishin konsumuar çokollatë në bazë ditore, kanë rezultuar me shëndet më të përmirësuar brenda dy ditëve.

Studimi është kryer me 163 pacientë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen brenda 12 muajve të ardhshëm. Megjithatë, ky nuk është studimi i parë që dëshmon se çokollata mund të qetësojë kollën.

Një hulumtim i tillë është kryer edhe nga Imperial College në Londër, ku është dëshmuar se kakao është një ilaç për kollën. Ideja se çokollata mund të kurojë kollën mund të tingëllojë e çuditshme, por hulumtuesit e projektit ‘Rokoko’ besojnë se faktorë kryesor për qetësimin e kollës është kakao.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button