Sulm shpifës manipulues-propagandistik

[Recension: Damjan Mançevski e pranoi se lista zgjedhore është pastruar, mirëpo tani edhe kjo nuk mjfaton]

Thjesht, është e pakuptueshme se me çfarë lehtësie janë bërë këto veprime jogazetareske. Nuk ka asgjë nga parimet e profesionalizmit në këtë përmbajtje mediatike. Përkundrazi. Kjo është rezultat i sulmit shpifës manipulues-propagandistik të përgatitur që më parë për ta dëmtuar dikë, i cili ka bindje tjetër politike.

Nuk është e vështirë të dëshmohet se kjo përmbajtje mediatike është manipulim për shkak se nuk përmban fakte. Në tekst nuk ka asnjë dëshmi, asnjë indikacion që do ta vërtetonte se njëri nga nënkryetarët e partisë më të madhe opozitare me të vërtetë ka dhënë deklaratë me të cilën “e pranon” se lista zgjedhore është pastruar.

01182016-Republika-MancevskLinku deri te artikulli origjinal: Damjan Mançevski e pranoi se lista zgjedhore është pastruar, mirëpo tani edhe kjo nuk mjfaton

Data dhe koha e publikimit: 17.01.2016, 18:50

Data e recensionit: 21.01.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

“PRANIM” QË ËSHTË BËRË PARA MË SHUMË SE TRE VITESH!

Nuk ka asnjë pranim “të freskët”. Në tekst askund nuk theksohet se kur dhe ku është dhënë një deklaratë e këtillë. Kërkimi në internet çon në një deklaratë të Mançevskit të dhënë në dhjetor të vitit 2012, mirëpo edhe aty ai nuk thotë se “lista zgjedhore është pastruar””, por se për LSDM-në “është me rëndësi që lista zgjedhore të pastrohet”.

Kjo është deklarata e Mançevskit të cilën atëherë e transmetuan mediet:

Damjan Mançevski nga LSDM-ja theksoi se partia mbetet në qëndrimet për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Pësëriti se për ta është me rëndësi që lista zgjedhore të pastrohet. LSDM-ja mbetet në kërkesën për përmbushjen e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, mirëpo edhe të vazhdojnë aktivitetet e grupit të punës dhe vazhdimisht të ndiqet dinamike e pastrimit të listës zgjedhore.

Kjo na vendos para dilemës sa sa duhet dikush të jetë politikisht i anshëm që të konstruktojë një të pavërtetë të këtillë manipuluese. Ka vetëm një përgjigje – Shumë!

Prandaj, edhe një herë konstatojmë se para nesh kemi një përmbajtje mediatike e cila nuk i respekton parimet themelore profesionale Kodit të gazetarëve, siç janë:

  • Gazetari duhet të publikojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. (Neni 1);
  • Gazetari do të cekë burimin e informatave… (Neni 4) ;
  • Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike. (Neni 14)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button