Most: 24 prilli është afat i shkurtër për pastrimin e listës zgjedhore

Lëvizja qytetare “Most”, vlerëson se periudha kohore deri më 24 prill nuk është e mjaftueshme që ë realizohet pastrimi i plotë dhe kualitativ i listave zgjedhore. Nga Most sqarojnë se shqyrtimi i listës zgjedhore përbëhet prej dy pjesëve: pjesa administrative dhe pjesa e terenit e cila kërkon më shumë kohë, sidomos në pjesën ku duhet të bëhet krahasimi me të dhënat e institucioneve.

Siç thonë nga Most, e rëndësishme është që të zbatohen indikacionet për më shumë votues me adresa të njëjta nga aty nuk përjashtohet nevoja për ndryshimin e ligjeve nëse vërtetohet se më shumë persona duhet të fshihen nga evidenca e votuesve.

Qëndrimi i KSHZ-së pas kësaj pyetje është që zgjedhjet me 24 prill mund të realizohen teknikisht, dhe pa u bërë paraprakisht shqyrtimi dhe pastrimi i lstës zgjedhore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button