Një drejtor në Google propozon që DAESH të hiqet nga interneti

Kreu i departamentit për ide të reja në kompaninë Google, Jared Cohen, deklaroi se nevojitet që organizata terroriste DAESH të hiqet nga interneti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai përmendi se terroristët në këtë apo në mënyrë tjetër gjithmonë do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë internetin, duke shtuar se megjithatë duhet t’u pamundësohet interneti.

Ai paralajmëroi se DAESH-i me anë të internetit përhap propagandën e tyre, rekruton pjestarë nga mbarë bota, dhe duke përdorur video dhe faqe të internetit simpatizantët e mbarë botës i lajmëron për aksionet dhe planet e tij.

“Atë që bëjnë është se përdorin internetin e njëjtë sikur ne pa kurrfarë rezistence. Në këtë mënyrë fuqia e tyre duket më e madhe”, tha Cohen.

Sipas mendimit të tij, kur të hiqet DAESH nga internet, kjo do të thotë edhe shuarjen e profilit të tyre në rrjetet sociale, që do të shkaktonte edhe ulje të konsiderueshme të propagandës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button