Ja kush vjen në vend të ministrave të LSDM-së, nëse ata tërhiqen

“Vërtetmatësi” ka përgënjeshtruar lajmin që kryeministri Emil Dimitriev do të jetë njëkohësisht edhe ministër i punëve të brendshme dhe për punë e politikë sociale, raporton Portalb.

Media pro qeveritare shpërndanë lajmin duke u bazuar në deklaratën e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili tha se kryeministri i ri do të jetë edhe ministër  i punëve të brendshme dhe për punë e politikë sociale.

Mediat që kanë shpërndarë lajmin, por edhe vet Milloshoski duhet të kenë parasysh Rregulloren për punën e Qeverisë. Sipas të cilës, kur ministrat mungojnë ose pengohen të marrin pjesë në punën e Qeverisë, pas lajmërimit paraprak deri te kryetari i Qeverisë, në seancën e Qeverisë merr pjesë zëvendësi i tij.

Kujtojmë se kryeministri i ri Emil Dimitriev ka propozuar edhe zëvendës ministra të cilët janë votuar në kuadër të Qeverisë kalimtare./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button