Shkrimet e huaja për Shqipërinë, Llalla: prodhim i fantazisë pa asnjë bazë reale

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka hedhur poshtë shkrimet e mediave ndërkombëtare për lidhjet e Lazaratit me ISIS. Gjatë analizës vjetore të prokurorisë së Gjirokastrës, ai tha se të dënuar nga ky fshat janë për kultivim të bimëve narkotike, raporton TCH.

“Në asnjë rast, nga hetimet e prokurorisë nuk kanë rezultuar që këta persona të jenë përfshirë në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, siç u pretendua fillimisht në disa agjenci mediatike periferike shqiptare, nga të cilat kanë marrë indicjen më pas edhe disa media ndërkombëtare. Lajme për lidhjen e lëndës narkotike të prodhura në Lazarat, por edhe në zona të tjera të vendit, me terroristët e të ashtëquajturit shteti islamik janë tërësisht prodhim i fantazisë dhe pa asnjë bazë reale”, tha Llalla.

Prokurori i Përgjithshëm i kërkoi vartësve të tij në Gjirokastër të vlerësonë çdo indicie për të nisur hetimet në rastet e kontrabandës dhe korrupsionit, pasi në këtë rajon gjenden dhe disa pika doganore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button