Pse na dridhen qepallat?

E keni parasysh atë ndjesinë e dridhjes spontane të kapakut të syrit? Termi i saktë për të përshkruar këtë lëvizje të pavullnetshme është miokimia, ndërsa shkaqet që e nxisin mund të jenë abuzimi me kafeinën, stresi apo lodhja.

Kontraktimet e pjesës së qepallës mund të diagnostikohen vetëm me vizitë tek okulisti. Format më të rënda mund të shkaktohen nga sëmundje si blefarospazma apo spazma faciale.

Megjithatë, mjekët thonë se janë shtatë shkaqet më të zakonshme të lëvizjes së pavullnetshme.

1.Lodhja

Lodhja dhe mosngopja me gjumë mund të bëjë që qepallat të dridhen. Kura në këto raste është e lehtë: më shumë orë gjumë.

2. Stresi

Kur jemi në situata stresuese, trupi ynë e përjeton këtë gjë dhe reagon duke stimuluar spazmat në kapakët e syve.

3. Kafeinë dhe alkool

Konsumi i substancave si alkooli dhe kafeina mund të provokojnë dridhje të tilla. Kjo tregon se e kemi tepruar dhe duhet të reduktojmë konsumin e këtyre pijeve.

4. Çekuilibrimi në të ushqyer

Kur nuk marrim elementët e duhur si magnezi dhe potasi, organizmi reagon duke na çuar sinjale të tilla të papritura.

5. Tharja e lëngjeve të syve

Për shkak të efektit anësor të disa ilaçeve apo lenteve të kontaktit, sytë tanë mund të thahen. Kjo gjendje stimulon dridhjen.

6. Lodhje e syve

Koha e gjatë e kaluar para ekranit të kompjuterit mund të lodhë shikimin dhe sytë reagojnë duke kontraktuar qepallat.

7 . Alergjitë

Enjtja, djegia dhe lotët janë disa prej shkaqeve që na bëjnë t’i fërkojmë sytë. Kjo bën që të prodhohet më shumë histaminë, e cila konsiderohet si një stimul i spazmave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button