Politikanët kan qejf të padisin për fyerje dhe shpifje

OJQ Infoqendër, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Mediumeve, ka përgatitur raport për rastet gjyqësore për fyerje dhe shpifje në të cilat janë të kyçur politikanët dhe funksionarë, për të cilat kompetente është Gjykata Themelore Shkupi 2 – Shkup. Raporti ka të bëjë me periudhën trevjeçare të dekriminalizimit të fyerjes dhe shpifjes dhe të hyrjes në fuqi të Ligjit për përgjegjësi qytetarë për fyerje dhe shpifje, gjegjësisht i përfshinë rastet në periudhën nga janari i vitit 2013 deri në dhjetor të vitit 2015, njofton Portalb.

Sipas të dhënave të cilat OJQ Infoqendër i ka siguruar nga Gjykata Themelore Shkupi 2 –Shkup, politikanët dhe funksionarët në Maqedoni duan të padisin për fyerje dhe shpifje, ata gjithashtu paditen edhe ndërmjet vete.

Në periudhën prej tre vjetëve, politikanët paraqiten si palë në 43 raste për fyerje dhe shpifje. Në 58%(25) nga procedurat, politikanët paraqiten si paditës, ndërkaq në një të pestën e rasteve, gjegjësisht 20%(9)-politikanët paditen mes vete. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button