Tekst me njëanshmëri të theksuar

[Recension: Zaevi dëshiron vazhdim të agonisë – kërkon shtyrje të zgjedhjeve]

Karakteristikat kryesore të këtij teksti janë spekulimet e shumta, informatat e paverifikuara dhe një dozë e madhe e tendenciozitetit. Dhe e kundërta, vërehet mungesë e argumenteve, e pohimeve të mbështetura dhe e burimeve të besueshme.

zaev izbori PrzinoLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi dëshiron vazhdim të agonisë – kërkon shtyrje të zgjedhjeve

Data e publikimit: 15.01. 2016, 23:34

Data e recensionit: 18.01.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

PA DISTANCË POLITIKE

Vërtetësia e tekstit që e recensojmë është shumë problematike, ai nuk ofron dëshmi se pohimet e bëra janë të sakta.

Burimet tona thonë se VMRO-DPMNE-ja, BDi-ja dhe PDSH-ja janë për zgjedhje në datën për të cilën është arritur marrëveshje dhe tre partitë kanë dhënë edhe shumë propozime të tjera që duhet të ofrojnë siguri plotësuese në zgjedhje, mirëpo Zaevi frikohet nga populli dhe i ik ballafaqimit mе vullnetin e tij (të popullit).

Artikulli nuk i përmend konkretisht burimet e informatave, por e përdor (fshehet prapa) formulimin e përgjithshëm “njoftojnë burime nga negociatat”, ose “burimet tona”, pa i përcaktuar ato. Atëherë, si dhe pse lexuesit duhet t’u besojnë informatave të këtilla?

Poashtu, i gjithë teksti është përplot me komente dhe anshmëri. I shkruar pa distancën e nevojshme politike (siç parasheh Kodi i gazetarëve – neni 14), në mënyrë të papërshtatshme konstaton:

Të gjithë janë të vetëdijshëm për seriozitetin e obstruksioneve të cilat i bën lideri i LSDM-së, për shkak se e dijnë se sjellja e tij dhe ikja nga zgjedhjet si pjesë e rëndësishme e marrëveshjes e kthejnë Maqedoninë prapa dhe praktikisht paraqesin anulim të gjitë asaj që është arritur deri tani.

TON OFENDUES

I fokusuar që ta diskreditojë Zaevin dhe ta paraqesë atë si person që nuk ka kapacitet politik dhe që ndërmerr hapa joseriozë, ky artikull e ul nivelin e komunikimit dhe me ton ofendues konstaton:

“…lideri i LSDM-së është person jostabil!”

Një produkt korrekt gazetaresk nuk do të lejonte që publikut t’i drejtohet me një fjalor të tillë të pahijshëm. Mirëpo, teksti që është para nesh nuk ka idenë të përcjellë të pastër dhe të pangarkuar, por lëshohet në qërim politik-partiak të hesapeve dhe me vetëdije favorizon një palë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button