Konferenca e Donatorëve, Veliaj: Do të prezantohen 112 projekte të reja për Tiranën

Paraditen e së mërkurës nisi në Tiranë Konferenca e Donatorëve, ku do të prezantohen projektet e reja për kryeqytetin. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erjon Veliaj theksoi se në këtë konferencë do të prezantohen 112 projekte dhe për t’u vënë në jetë, duhet një partneritet publik-privat.

“Kjo konferencë nuk është seminari i radhës i strategjive të radhës, por një punëtori praktike, ku kërkojmë mbështetje për projektet tona, pasi buxheti ynë është i pamjaftueshëm. Do të prezantojmë 112 projekte dhe kërkojmë bashkëpunimin publik-privat për t’i vënë në jetë ato”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana ka nevojë për më shumë shkolla: “Kemi nevojë për më shumë shkolla dhe kjo është arsyeja që kërkojmë një partneritet publik-privat për të paguar ndërtimin e shkollave të reja, që të zgjidhim çështjen e shkollave me dy turne”.

Në lidhje me transportin publik, Veliaj tha se ëndrra e tij “është që çdo i pasur të përdorë transportin publik dhe jo që çdo i varfër të blejë makinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button