Blerim Destani, pasionin për purot e kalon në biznes

Djaloshi karizmatik, i cili u bë i njohur në disa filma që prekën edhe kinematë e huaja, Blerim Destani, tashmë mendohet se ka nisur një biznes tjetër.

Deri dje, atë e shihje mes femrave të bukura ose personazheve VIP dhe patjetër në dorën e tij ka pasur një puro, cigarja e trashë e preferuara e tij.

E tashmë kjo dashuri për këtë cigare e ka bërë të ketë një dyqan të vetin, ku do të tregtojë cigare të tilla. Sapo u publikua kjo foto në rrjetin e tij social, menjëherë nisën komentet deri te njëri që thoshte: “As presidenti kubanez nuk posedon një koleksion të tillë të purove”.

Lajme të ngjashme

Back to top button