Skandaloze! Dënime deri më 40 mijë euro dhe ndalesë emetimi për TV dhe radio

Qeveria me propozim ligj të ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuzive, me procedurë të shkurtuar, po vendos dënime dhe sanksione skandaloze.

Gjobat janë nga 500 euro dhe arrijnë shifrën marramendëse prej 40 mijë eurove për radiodifuzerët të cilët do të shkelin disa nga nenet e propozim ligjit të ri i cili duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Madje, më të tmerrshme janë sanksionet. Me ligj parashihet që radiodifuzerët ose personat e tjerë fizik të cilët do ta thyejnë ligjin përpos gjobës mund të sanksionohen- me ndalesë të përkohshme për kryerje të veprimtarisë radio-difuzive, gjegjësisht ndalesë për emetim të shërbimeve programore përmes rrjeteve publike të komunikimit nga 6 deri më 2 vite.

Neni 166 i propozim ligjit i parasheh të gjitha ndryshimet sa i përket gjobitjeve dhe sanksioneve.
Propozim-ligji do të shqyrtohet në parlament në seancën e 77-të e cila do të mbahet më 21 nëntor në ora 11.

Më shumë mund të lexoni në këtë link i cili është vetëm në maqedonisht pasi që në sajtin e Parlamentit në shqup nuk përkthehen të gjitha materialet, edhe pse Parlamenti ka përkthyes ty punësuar. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button