Deralla: Han injoroji kërkesat tona, vendi ndodhet para krizës së re politike

Përfaqësuesit e OJQ-ve të cilat ditë më parë i shkruan komisionarit Johanes Han nga i cili kërkuan shtyrjen e afatit të zgjedhjeve thonë se pikërisht me bekimin e këtij të fundit zgjedhjet u vendosën të mbahen më 24 prill.

Xhabir Deralla nga ‘Civil’ tha për Alsat M se me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve bien poshtë sugjerimet e shoqërisë civile dhe ekspertëve, të cilët kishin vërejtje për mos plotësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Në letrën të cilën dhjetëra OJQ e kishin dërguar në adresë të Hanit dhe ambasadave të SHBA-së dhe BE-së kërkohej depolitizomi i administratës, reforma në media dhe pastrimi i listës zgjedhore.

“Të gjitha këto sugjerime, të gjitha analizat, të gjitha rekomandimet ranë në ujë për shkak se me bekimin e komisionerit Han u vendos që këto zgjedhje të mbahen pikërisht në atë datë. Se ku po shkojmë tani, mendoj se është shumë e paqartë, gjendemi në prag të një krize edhe më të thellë politike dhe më nuk kemi asnjë opsion ku shoqëria civile mund të shihet si një faktor relevant ne një proces të tillë shumë të ndjeshëm dhe serioz”, deklaroi Xhabir Deralla, CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button