Gjermani, kërkohen vullnetarë që do të kujdesen për fëmijët refugjatë

Ministri gjerman për Familje u ka bërë thirje qytetarëve që të marrin pjesë në përkujdesjen e fëmijëve refugjatë të cilët kanë hyrë në atë shtet gjatë vitit 2015 pa qenë të shoqëruar nga prindërit e tyre. Në Gjermani ka 59 mijë fëmijë të tillë, raporton Anadolu Agency (AA).

Manuela Schwesig tha se është vënë në përdorim numri i telefonit pa pagesë për të lehtësuar lidhjen e shtetasve gjerman me fëmijët pa prindër, kryesisht sirianë.

Ministrja tha se fëmijët dhe adoleshentët refugjatë kanë nevojë për ndihmë nga aspekti praktik, juridik, arsimor si dhe gjatë jetës së përditshme. Ajo shtoi se edhe para aktivizimit të linjës telefonike, shumë gjermanë kishin sinjalizuar se janë të gatshëm të ndihmojnë fëmijët refugjatë.

Kujdestarët potencial do ti nënshtrohen kontrollit policor. Disa nga fëmijët tanimë kanë gjetur përkujdesjen e nevojshme mirëpo shumica ende jetojnë në qendrat e veçanta.

Ndryshe, Gjermania është ballafaquar me një fluks të madh azilkërkuesish gjatë vitit 2015, numri të cilëve shkon në 1.1 milion.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button