Renault plan për tërheqjen e 15 mijë automjeteve

Mësohet se prodhuesi francez i automjeteve, Renault, do të tërheqë 15 mijë automjete, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mjedisit të Francës, Segelone Royal i cili foli për radion franceze RTL, njoftoi se 15 mijë automjete të Renault të cilat ende nuk kanë dalë për shitje do të tërhiqen për t’iu bërë kontrolli i filtrave të motorit.

Royal i cili theksoi se automjetet e reja duhet të plotësojnë nevojat e normave të filtrave të motorit, tha se kontrolli mund të kryhet për gjysmë dite.

Gjithashtu edhe drejtori i Shitjeve në kompaninë Renault, Thierry Koskas, në deklaratën e tij për mediat franceze tha se janë dakorduar me qeverinë për një plan që parashikon zbritjen e vlerave të emetimit në automjetet i cili pritet të zbatohet në javët e ardhshme.

Koskas më tej kishte njoftuar se për Renault që në vitin 2015 kishte shitur 2,8 milionë automjete, shitja e automjeteve në mbarë botën është rritur për 3,3 përqind në krahasim me vitin e kaluar dhe se nuk ka bërë asnjë mashtrim në lidhje me vlerat e emetimit.

Pas skandalit të ndodhur në vitin e kaluar në lidhje me manipulimin e vlerave të emetimit në gjigantin gjerman Volkswagen, javën e kaluar një komision teknik i pavarur me udhëzimin Ministrisë së Mjedisit të Francës kishte organizuar një bastisje të papritur firmave automobilistike në vend dhe kishte kontrolluar automjetet të cilat prodhohen.

Pas lajmit të bastisjes aksionet e Renault kishin rënë për 20 përqind. Në fund të ditës firma kishte mbaruar me 10 përqind humbje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button