“Rama rrahu në zyrë Niko Peleshin”

Kryeministri Edi Rama ka rrahur në zyrë zëvendësin e tij, Niko Peleshin. Kështu shkruan sot në profilin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar denoncimit në atë që ai e cilëson “Qytetari Dixhital”.
Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

“Qytetari dixhital informon rrahjen para pak ditesh nga Edvin Kristaq Rama, ne zyren e tij, te zevendesit te tij Niko Peleshi. Uganda ne vitet 70 ka patur një diktator qe quhej Idi Amin Dadah, i cili kishte qene dhe kampion boksi. Ai u be famoz edhe për rrahjen qe u bënte ministrave te tij ne zyre apo mbledhje te kabinetit. Agresiviteti ne momente te caktuara i Edi Rames është i njohur nga te gjithë. Ai është akuzuar publikisht për shfaqje agresiviteti ndaj familjareve, bashkëpunëtorëve dhe zyrtareve ne Bashki dhe ne kryeministri. Thuhet se kjo e Peleshit nuk është hera e pare.

Po ju rikujtoj te dashur miq këtu fjalët qe u përhapen ne mbare Tiranen për shtrimin ne dajak brenda ne selinë e PS te një udhëheqësi kryesor te PS sepse Rama dyshoi se familjaret e tij ndihmuan ne fitoren e z. Luzim Basha ne Bashkinë e Tiranes. Gjithashtu dihet se rrahje me grushte dhe me nxirje te forte te syrit pati dhe Tahiri ne muajin gusht por atëherë u tha se nuk e rrahu vet Rama, por Gysi i Rames sepse Saje qorri gjeti lidhje të Gysit me grupin e drogës te Ajet Sules ne Durrës dhe Rama i tregoi Gysit per informacionin e Tahirit, gjë qe Gysi e kuptoi si leje për të shtruar ne dajak Tahirin! sb “Mirëmëngjesi z Berisha Info e sigurt, i gjati ka goditur Peleshin ne zyrë para pak ditësh… Dhe nuk është e para herë…Nuk e di kush mund ta nxjerrë në ndonjë portal apo faqe FB… këtë informacion, se mediat nuk e japin nga frika, ju lutem me ruani anonimatin se..me shume respekt për ju G.V”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button