Titull i gabuar

[Recension: Shok: Еvropa do të kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë?]

Titulli ka për qëllim ta shokojë publikun duke e (dez)informuar se Evropa dp t’i kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë. Në tekst nuk ka fakte që do t’i konfirmojnë pohimet e këtilla. Përkundrazi, materiali që e recensojmë më tepër ka të bëjë me gjendjen e refugjatëve në vendet e tjera evropiane.

begalciLinku deri te artikulli origjinal: Shok: Еvropa do të kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë?

Data dhe koha e publikimit: 14.1.2016

Data e recensionit: 15.1.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

NUMRA PAUSHALLË!

Në këtë tekst, pjesa e vetme që ka të bëjë me Maqedoninë është fragmenti nga deklarata e Komesarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nils Muizhnieks (të cilit ia kanë gabuar edhe mbiemrin Mujzhnieks). Dhe në të aspak nuk përmendet numri prej “qindra mijëra refugjatëve”, që është shënuar në titull, e që në fakt është një numër paushall.

Kthimi i emigrantëve nga Austria në Hungari, në bazë të Marrëveshjes së Dablinit, mund të shkaktojë shkelje serioze të të drejtave të tyre të njeriut, për shkak se në atë rast, autoritetet hungareze do të fillojnë në mënyrë automatike t’i deportojnë ata njerëz në Serbi, e pastaj edhe në Maqedoni, tërhoqi vërejtjen Mujzhnieks.

Përndryshe, në tekst, mungon elementi kyç nga deklarata e Muizhnieks-it që ka të bëjë me Maqedoninë:

Komesari thekson se UNHCR-ja ka dhënë rekomandim që vendet të përmbahen nga kthimi i emigrantëve në Maqedoni përderisa nuk avancohet sistemi për marrjen azilit në atë vend.

Kjo pjesë e rëndësishme e deklaratës së komesarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës jep një pasqyrë krejtësisht tjetër për problemin me emigrantët, ku nuk ka vend për “shokun” nga titulli i tekstit. Faktikisht, titulli: “Shok: Еvropa do të kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë?”, është gabim i madh dhe pikëpyetja në fund aspak nuk e zbut përshtypjen e tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button