Komunikim i pahijshëm me publikun

[Recension: OSBE-ja vendosi: Zgjedhjet më 24 prill!]

Kë e ka para vetes media kur shkruan dhe publikon përmbajtje gazetareske: publikun dhe interesin publik ose mentorët e saj financiarë dhe politikë?

Nëse janë këta të dytët, atëherë mund të priten “vezullime” që janë rezultat i insuficiencës, gjegjësisht mungesës së kulturës për komunikim publik. Për shkak se t’i drejtoheni publikut me shprehjen “Alo, komunistë”, nuk është asgjë tjetër përveç moskulturës mediatike.

01152016-Vecer-Alo-komunjarLinku deri te artikulli origjinal: OSBE-ja vendosi: Zgjedhjet më 24 prill!

Data dhe koha e publikimit: 13.01.2016 – 16:22

Data e recensionit: 15.01.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

(MOS)KULTURA E TË SHPREHURIT

Nevoja e domosdoshme që mediet ta kultivojnë kulturën e të shprehurit dhe komunikimin shembullor me publikun është përfshirë edhe me Kodin e gazetarëve në nenin 15:

Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës. Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit.

Pastaj, kjo përmbajtje mediatike nuk e fsheh anshmërinë e saj që rekomandohet në nenin 14 të Kodit:

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Përveç kësaj, mënyra se si është shkruar ky tekst është mjaft sulmues, e kjo, poashtu, është e pashembullt për këtë profesion, sipas nenit 16 të Kodit:

Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

Dhe si e fundit, mirëpo jo më pak e rëndësishme, edhe kjo është një përmbajtje gazetareske që nuk bën dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button