Për lajme jo të sakta publikohet korrigjim

[Recension: Gruevski dha dorëheqje]

Teksti është i pasaktë, i njëanshëm dhe pa burime. Lexuesi nuk fiton informatë të plotë për situatën, për shkak se në tekst janë dhënë shumë pak informata pa i përpunuar ato në mënyrë të plotë.Përpunimi i lajmit është i domosdoshëm me qëllim që lexuesi të fitojë pasqyrë të plotë për atë se çka është duke ndodhur, mirëpo edhe për ngjarjet paraprake që kanë çuar deri te lajmi, për të cilat ndoshta edhe nuk ka qenë i informuar.

ГРУЕВСКИ ПОДНЕСЕ ОСТАВКА _ Ohridsky - http___ohridsky.com__p=139180Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski dha dorëheqje

Data dhe koha e publikimit: 14.01. 2016

Data e recensionit: 16.01.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË E GABUAR

Pas 10 vite pushte, në festën e madhe krishtere “Shën Vasili”, ose për vitin e ri ortodokos, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje në funksionin kryeministër dhe mandatar i qeverisë, kupton Ohridskaj.

Artikulli ofron informatë të pasaktë, nga një burim i paidentifikuar, ndërsa ajo nuk është mbështetur me asnjë burim tjetër, si për shembull burime nga qeveria, ose nga partia në pushtet.

Njëkohësisht është lajm jo i plotë, për shkak se bëhet fjalë për epilog të pretenduar të ngjarjes e cila zhvillohet më shumë se një vit, dhe për këtë arsye ka nevojë të bëhet përkujtim për momentet paraprake, siç bëhet për një lajm të vazhdueshëm. Madje edhe sikur të bëhet fjalë për “lajm të jashtëzakonshëm”, më vonë ai plotësohet.

Në këtë rast, nuk është publikuar korrigjim i informatës së gabuar, që është në kundërshtim me standardet profesionale gazetareske. Lajmet e paverifikuara dhe të gabuara, jo vetëm që e dezinformojnë publikun, njëkohësisht kontribuojnë për humbjen e besimit të lexuesve ndaj tyre, duke krijuar ndjenjë të mashtrimit dhe përpjekje për tërheqje të klikimeve, e jo për transmetim të mirëfilltë të informatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button