Të thuash raport është më ëmbël se ‘izveshtaj’!

Ai momenti kur ty të duhet të shoqërosh një të afërm deri në spitalin e qytetit. Dhe motra medicinale të drejtohet me një dreq ‘zdravo-je’, e ti që ja pret MIRËDITA. Pastaj ajo ‘zoja’ nuk di si të kërkoj një çik falje se pandehi mos vallë ishe nga sllavushët e mallkuar.. E më pas vjen bomba!!! Pasi zotëri mjeku, kontrollon të afërmin tënd, ti e pyet se çka duhet bërë nëse ndjen dhimbje?! Dhe po ai zotëria që ta kthen ” E shkruajta në ‘izveshtaj’?!!

Pastaj ti në mënyrë kritikuese dhe djallëzore, se dreqi e mori, të erdhi në maj të hundës, i thua “izveshtaj, që do të thotë?!” ja ngul mirë sytë mjekut, i cili kupton shumëçka nga to.. Ndjeu fort një dëshpërim të thellë, pak humbje respekti për të, dhe gabimin e bërë nga ana e tij! Ndërkohë po kërkonte fjalën në shqip të cilit ju deshën disa sekonda për ta gjetur.. E duke të thënë, “në raport doja të thoja”, çohet në këmbë e të zgjat dorën, se Zoti e di sa vite pune ka në atë spital dhe që emërohet si mjeku më i mirë i vendit, ti je personi i parë që tu qua e të tha “mirë ma bëre, për at Zot, mirë ma bëre. Këtë nuk duhet bërë kurrë, as unë e as askush, por ti faleminderit” .. Mbi të gjitha thika prerëse ishte kur tha se nëse them raport, nuk më kupton asnjë!!

Ti që kërkon shpëtim nga kjo e vërtet i shpjegon se nuk duhet lejuar MË, që një shqiptar, i cili paraardhës ka ILIRËT dhe që këto troje janë ILIRE që kur u ngjiz bota, rreptësishtë dhe moralisht nuk i lejohet më, fjalën në gjuhën shqipe, ta zëvendësoj me atë sllave!

Pra mëkat është ti t’ia dish kuptimin në sllavisht e shqip mos ta dije se ekzistonte!! Ore nuk kanë kaluar shekuj, por janë vite dhe dekada kur gjyshërit tanë kishin frikë të dëgjojnë radio në gjuhën shqipe, dënoheshin nëse këndonin shqip, vriteshin përpara shtëpisë nëse iu gjendeshin libra dhe flamuj me shqiponjën dykrerëshe!! Nuk e lë pa përmendur, babain tim. Që rinia e tij kaloi burgjeve të asaj kohe, vetëm se ai shkruajti mureve të qytetit “Kosova Republikë” pra ne dënoheshim edhe kur thoshim të vërtetën!

E unë sot nuk e pranoj që në institucionet e vendit tim mos flitet gjuha e po atij vendi, e po atyre njerëzve, e katragjyshit, e gjyshit dhe e babait tim! Sepse të thuash raport është më ëmbël se ‘izveshtaj’!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button