Gazetari e papërgjegjshme

[Recension: Një shkencëtar i famshëm rus ua zbulon ilaçin më të fuqishëm natyror]

Teksti që e recensojmë “informon” se një shkencëtar rus e ka zbuluar “ilaçin më të fuqishëm natyror”. Mirëpo, në artikull nuk ka link deri te biografia e tij, ose deri te punime e tij shkencore. As që mnd të lexohet ndonjë sqarim mjekësor – ekspert, i cili do t’i bindte lexuesit se bëhet fjalë për “ilaç revolucionar”!

nadrilekarstvoLinku deri te artikulli origjinal:  Një shkencëtar i famshëm rus ua zbulon ilaçin më të fuqishëm natyror

Data dhe koha e publikimit: 13.01.2016, 21:31

Data e recensionit: 15.01.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

ILAÇ REVOLUCIONAR?!

Në titullin e tekstit është theksuar se bëhet fjalë për “shkencëtar të famshëm rus”, mirëpo askund në pjesën përmbajtësore të artikullit nuk ka asnjë dëshmi se kjo është me të vërtetë kështu. Nga vetë artikulli nuk mund të kuptohet se konkretisht për çfarë shkencëtari bëhet fjalë, ku është profesor, çka ligjëron, cili është specializimi i tij i ngushtë…

Teksti thotë se:

Reçetën e shkencëtarit rus, profesorit Hristo Mermerski, shumë njerëz e konsiderojnë si ilaç revolucionar, me të cilin gjoja mijëra njerëz kanë arritur të shërohen nga kanceri.

Mirëpo, kjo përmbajtje mediatike nuk prezanton elemente të cilat do t’i vërtetonin këto pretendime. Në artikull nuk ka asnjë deklaratë të ndonjë njeriu  që do të dëshmonte se kjo reçetë me të vërtetë i ka ndihmuar.

E atëherë, si të besojnë lexuesit se:

ky është ushqim për shërimin e gjithë organizmit, ndërsa kanceri në organizmin e tillë thejsht tërhiqet.

Për një “zbulim të këtillë revolucionar” nuk mjafton të thuhet se “ka deklaruar në ligjëratat e tij profesori Mermerski”, por duhet të ofrohen argumente të qëndrueshme.

Aq më tepër, ky shkrim ofron edhe reçetë se si bëhet “ilaçi”, me udhëzime se si të konsumohet! E, kjo nuk është gazetari. Publikimi i informatave për dofarë zbulimesh “spektakolare” mjekësore” – të cilat përhapin shpresë të rrjeshme, është veprim joetik, i papërgjegjshëm dhe joprofesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button