Kërçovë, mbahet olimpiadë për fëmijët

Organizata humanitare botërore “Lajons Klub” organizoi olimpiadën për fëmijë me nevoja të posaçme në të cilën morën pjesë edhe fëmijë me zhvillim normal nga disa shkolla të rrethit.

Ngjarjen e shpalli të hapur kryetari i këshillit organizativ, Xhavit Mehmedi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi historikun e kësaj organizate humanitare ndërkombëtare si dhe synimin dhe qëllimin e saj për të ardhmen.

Fjalë rasti mori edhe kryetari i guvernerëve të Distriktit 132, Neboshe Dvitkoski  si dhe guvernatorja e “Lajons Klub” Maqedoni, Jelica Kertolica, e cila paralajmëroi se së shpejti do të organizohet edhe një olimpiadë e ngjashme por me përmasa republikane.

Ajo gjithashtu tha se “Lajons Klub” Maqedoni, vitin e ardhshëm planifikon të realizoj një projekt me përmasa republikane që për qëllim do të ketë krijimin e kushteve nëpër shkolla për fëmijët me nevoja  të posaçme. 

Ngjarja u mbajt në sallën sportive “Hristo Uzunov” në Kërçovë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button