Albafone mbledh së bashku politikanët
Zyra qendrore e operatorit celular shqiptar Albafone do të frekuentohet ditët e ardhshme nga ambasadorë dhe politikanë shqiptarë.
Kompania ka informuar sot se nga dita e nesërme e deri të premten, do të qëndrojnë në zyrat e saj kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, ambasadori në detyrë i Shqipërisë, Arben Çejku, ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa dhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.
Të gjitha takimet do të zhvillohen në zyrat qendrore të kompanisë, në ndërtesën City Gallery në sheshin kryesor të Shkupit.





