Vritet një palestinez nga ana e ushtrisë izraelite

Ushtarët izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor kanë vrarë një palestinez nën pretendimin se ”është përpjekur të sulmojë me thikë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite pretendohet se, ”Në jug të qytetit Nablus një palestinez është përpjekur me thikë të kryejë sulm ndaj ushtarëve izraelitë”. Gjithashtu në deklaratën theksohet se ushtarët kanë qëlluar dhe vrarë palestinezin dhe se nuk ka ushtarë izraelit të lënduar nga ngjarja.

Për shkak të sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve dhe bastisjeve të kolonëve hebrenj ndaj xhamisë Mesxhid-i Aksa, që nga tetori tensionet në rajon janë në rritje dhe pothuajse çdo ditë nga Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi vijnë lajmet e vdekjës së palestinezëve me pretendime se ”janë përpjekur të kryejnë sulm ndaj izraelitëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button