Lube Boshkovski vazhdon betejën për liri në Strasburg
Lube Boshkovski ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë do të vazhdojë betejën e tij për liri në Gjykatën e Strasburgut.
Nga partia thonë se ish-ministri detyrohet të nisë një proces gjyqësor kundër shtetit të tij, për të mbrojtur, siç thuhet, vetveten, të vërtetën dhe drejtësinë.
Boshkovski, i cili ndodhet në burg për dy vepra penale, ka njoftuar përmes partisë së tij se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Ish-ministri u dënua me burg fillimisht me akuzën për financimin ilegal të fushatës parazgjedhore dhe, së dyti, për pjesëmarrje në organizimin e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2001.