Ankth nga një fjalim publik? Ja si ta largoni atë!

Nuk ka rëndësi nëse jeni përpara një klase, një auditoriumi , bordit të drejtorëve apo një audience të çfarëdoshme, të mbajturit një fjalim publik është një art bazuar në përkthimin e mesazhit tuaj për audiencën para jush. Nëse me të vërtetë zotëroni mesazhin tuaj dhe atë çfarë doni të përcillni, audienca juaj do ta kuptojë atë, por nëse ju besoni në mesazhin tuaj dhe arrini të përcillni këtë energji pa dyshim që çdokush që ju dëgjon do të bjerë dakort. Temat dhe publiku mund të ndryshojnë, por koncepi i të mbajturit një fjalim publik në thelb jo,  të paktën jo tërësisht. Këtu janë disa këshilla si të parapërgatiteni për një dalje në publik dhe si të kontrolloni emocionet.

Respekto audiencën tënde. Mendo sikur ata nuk dinë asgjë rreth temës tënde. Fillo nga gjërat më të lehta e më pas tek të komplikuarat. Mos u mundoni të tregoni se dini dhe që në fillim të thoni përfundimin. Shtjelloni me etapa punën tuaj.

Ji krenar për veten tënde. Ke bërë një punë shumë të mirë që ke arritur deri këtu. Ji krenar për punën dhe arritjen tënde.

Pamja e jashtme të përshtatet me sjelljen tënde dhe vendin. Çdo vend dhe rast ka kodin e pashkruar të veshjes. Nëse jeni në një mbledhje zyrtare gjithnjë i veshur serioz, nëse je duke prezantuar ndonjë gjë interesante përpara auditoriumit përshtat veshjen me temën, gjithnjë brenda mundësive. Nëse po flitet për një temë mjekësore s’do ishte keq një përparëse e bardhë si e doktorëve.

Besoji deri në fund materialit tënd. Puna dhe hulumtimi juaj ka zgjatur mjaft kohë që ju të arrini të bëni këtë fjalim. Kështu që mos improvizoni, por përmbahuni materialit tuaj sepse ai është i bazuar në fakte dhe jo në hamendësime tuaja të momentit.

Relaksohuni. Jemi të sigurt që ju keni bërë shumë përgatitje në shtëpi para pasqyrës, mos e lini audiencën t’ju impresjonojë. Thjesht thoni atë çfarë keni për të thënë dhe aq është e gjitha.

Jini vetvetja. Mos u mundoni të kopjoni dikë kur dilni në një skenë, apo të rrini të ngurtë. Fillimi është i vështirë, por nëse jeni vetvetja çdo gjë do të shkojë ashtu si duhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button