LD: Marrëveshja dështoi, të bashkohemi kundër katër liderëve

“Nuk ka marrëveshje për realizimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos. Maqedonia është rob i liderëve partiak, jo-tolerant dhe jo-fleksibil. Për shkak tyre, vuajnë qytetarët e orientuar pro-evropian dhe liberal”, reagon Lidhja Demokratike, pas dështimit të bisedimeve të mbrëmshme në Përzhino, njofton Portalb.

“U bëmë shteti në të cilin më me stres jetohet. Pas 25 vjet pavarësi, ne ende jemi në vagonin e fundit, pa dritare. Nuk guxojmë të lejojmë që katër liderë të na lënë në rrugë qorre. Nuk duhet të lejojmë që t’i ndajnë qytetarët dhe në to të mbjellin ndjenjë urrejtje. Kjo është mundësia që të gjithë forcat kreative liberale të bashkohemi në një front të vetëm kundër monopolit të katër shefave partiak. Nga vullneti i tyre egoist të gjithë ne jemi të prekur”, shtojnë nga LD.

Nga atje vlerësojnë se shteti dhe liria e zgjedhjeve janë në robëri. Bëjnë thirrje që të hiqet censura e mendimit të lirë. /Portalb

Lexo: Han në Twiter: Pavarsisht vendimit të partive, do të sigurojmë zgjedhje të lira

Lexo: Dështojnë bisedimet në Përzhino, ja deklaratat e liderëve (VIDEO)

Lexo: Nikolla Gruevski dha dorëheqje

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lexo: Zyrtare: Ja kush do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë!

Lexo: Zaev: Dorëheqja e Gruevskit, fillim i fundit!

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button