Zyberi: Kushtet nuk janë plotësuar, 24 prilli në favor të partive në pushtet

“Shumë kritere të marrëveshjes së Përzhinës nuk janë përmbushur, andaj edhe nuk janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill”, tha në një intervistë për Alsat- M analisti dhe njohësi i çështjeve juridike Naser Zyberi.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhje vend në këtë datë do të shkonte në favor të partive në pushtet BDI dhe VMRO DPMNE. Sa i përket votimit të eventual të Qeverisë kalimtare me në krye Emil Dimitrievin, Zyberi thotë se kabineti i ri nuk do të ndryshojë politikën e Gruevskit i cili kontroll gjithçka në VMRO dhe shtet.

Liderët e katër partive më të mëdha; VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe BDI, në rezidencën e BE-së po vijojnë bisedimet për finalizimin e Marrëveshjes së Përzhinos, ku pritet të definohet data finale e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button