Ferati: Për zgjedhje të lira duhet respektuar afatet

Nënkryetari i LR-PDSH Agon Murati në emisionin 10 minuta tha se autoritet në Maqedoni nuk guxojnë të vonojnë më shumë procedurat për pastrimin listave zgjedhore dhe krijimin e kushteve për informim të drejtë.

“Vizitat e tij në Uashington dhe vizitat e euro-parlamentarëve  gjykojmë se kanë të bëjnë me fazën që tani vjen dhe që nuk guxon të ketë prolongime deri në ditët e fundit, për shkak se kemi të bëjmë me pastrimin e listave zgjedhore dhe me krijimin e kushteve për informim të drejt për mediat dhe këto janë çështje që nuk mund të prolongohen deri ditën e fundit, kërkon një periudhë më të gjatë. Dhe realisht në qoftë se vazhdon në këtë trend, kjo dhe nuk dëgjohen sugjerimet e faktorit ndërkombëtarë mendoj që nuk do jemi të gatshëm dhe nuk do të plotësohen kushtet që imponon kjo marrëveshje.”

Nënkryetari i LR-PDSH, Murati u shpreh skeptik se do të arrihen të bëhen ndryshime në organizimin e zgjedhjeve deri më 24 prill, duke pasur parasysh ende ato nuk kanë filluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button