Uashingtoni dhe Meksika negociojnë për ekstradimin e El Çapos në SHBA

Ministria amerikane e Drejtësisë filloi negociata me autoritetet meksikane për ekstradimin në SHBA të narkobosit meksikan, Hoakin Gusman – El Çapo.

Ekstradimi është shqyrtuar mbrëmë në takimin në Majami mes prokurores kryesore meksikane dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së.

Takimi është mbajtur pasi të premten e kaluar prokurorja kryesore në SHBA, Loreta Linç e përshëndeti arrestimin e Gusmanit. Bisedat në Majami janë takimi i parë mes përfaqësuesve amerikan dhe meksikan për atë çështje. Të dy palët paraprakisht bënë me dije se ekstradimi i Gusmanit mund të jetë për rreth një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button