Grindu në mënyrë të mençur!

Asnjë grindje nuk është argëtuese – pajtimi me anë të seksit, mbase është mënyra më e mirë, mirëpo arritja deri te seksi është shumë e vështirë.

Ekspertët për lidhje tërheqin vërejtjen që shumica e çifteve grinden krejtësisht gabimisht, sepse atë e bëjnë sipas këshillave të vjetruara. Në vijim po ju këshillojmë se si duhet të grindeni.

Pasi të zgjoheni, në mëngjes
Kurrë mos shkoni në shtrat për ta zgjidhur problemin. Shkoni në shtrat, flini mirë gjumë, dhe filloni të bisedoni në mëngjes kur të jeni të pushuar. Deri atëherë mbase do të qetësoheni dhe do ta kuptoni se grindja nuk ka qenë edhe aq e rëndësishme.

Fillo me më të ashprën
Disa thonë që grindja është mirë të fillohet butësisht, me fjalë të zgjedhura dhe me shumë komplimente, të cilat pastaj shndërrohen në akuza serioze, në ofendime etj. Hulumtimet kanë treguar që personi me të cilin grindemi në atë mënyrë ndihet edhe më keq, sepse e di që më e keqja do të vijë më vonë.

Laji duart
Tingëllon çuditshëm, mirëpo ekspertët e Universitetit të Colognes në Gjermani thonë që kjo gjë ndihmon. Nëse i lajmë duart, do të thotë që simbolikisht i lajmë të gjitha emocionet negative, andaj do të duhej të na jetë më e lehtë ta fillojmë grindjen.

Mos e shiko në sy
Nëse e shikojmë drejtpërdrejt në sy, do të dëshironim t’i mbronim argumentet tona, madje edhe nëse gjatë bisedës bindemi që nuk kemi të drejtë. Prandaj është mirë të grindemi kur shkojnë afër njëri-tjetrit, në mënyrë që të jemi më të hapur dhe më të sinqertë për argumentet e palës tjetër. / Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button