Tekst për klikime

[Recension: Sllavica lutet për ndihmë: Bashkëshorti ia ka marrë tre fëmijët në Turqi dhe nuk ia jep që t’i shohë]

Vetë titulli i tekstit çon në mendimin se kjo dramë familjare ndoshta ka ndodhur në Maqedoni, që e tërheq lexuesin ta klikojë tekstin, dhe pastaj e kupton se në një farë mënyrë është mashtruar për shkak se rasti ka ndodhur në një vend tjetër.

Славица моли за помош_ Сопругот и ги о_ - http___press24.mk_slavica-moli-za-Linku deri te artikulli: Sllavica lutet për ndihmë: Bashkëshorti ia ka marrë tre fëmijët në Turqi dhe nuk ia jep që t’i shohë

Data dhe koha e publikimit: 11.01.2016, 09:51

Data e recensionit: 14.01.2011

Recensues: Simona Atanasaova

LEXUES TË MASHTRUAR

Teksti, në fakt paraqet ritregim të shkurtër të statusit në Facebook të një gruaje anonime nga Beogradi. Si dëshmi e tekstit është printscreen-i i bashkangjitur nga statusi i gruas e cila lut për ndihmë.

“Një grua nga Beogradi lut për ndihmë. Sllavica Burmazoviq në profilin e saj në Facebook publikoi një apel për ndihmë për shkak se bashkëshorti i saj i pakurorëzuar ia ka marrë tre fëmijët dhe i ka dërguar në Turqi.”

Përveç asaj që publikimi në Facebook nuk i tangon lexuesit nga Maqedonia, teksti nuk ofron asnjë konfirmim se ky status është i vërtetë. Shumë lehtë ky postim mund të jetë i rrejshëm. Nuk ka konfirmim nga asnjë institucione, as nga vetë gruaja, por vetëm është lënë postimi të qëndrojë pezull në ajër.

Edhe pse në titull dhe në tekst është theksuar se Sllavica lut për ndihmë, nuk është sqaruar se si dikush që e lexon tekstin mund t’i ndihmojë kësaj gruaje në dramën e saj personale.

Përveç luftës konstante për sa më tepër klikime, nuk ka ndonjë sqarim tjetër se si një status i këtillë në Facebook mund të bëhet lajm në një medie që i fiton intervistat ekskluzive të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Me tekste të këtilla, qëllimi i portaleve të caktuara është përfitimi i shpejtë i lexuesve dhe i klikimeve, e jo informata e saktë dhe e verifikuar. Statusi i personit të panjohur nuk mund të jetë bazë për një tekst relevant gazetaresk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button