Apple po ndërton një makinë elektrike

Gjatë një interviste të dhënë për BBC, Elon Musk u shpreh se Apple po punon për krijimin e një makine elektrike për të rivalizuar Tesla-n.

“Është shumë e vështirë të fshehësh diçka nëse je duke punësuar me mijëra inxhinierë për ta bërë atë, tha Musk.

Spekulimet se Apple po i bashkohet tregut të makinave elektrike nisën që para gati një viti, ku u njoftua se kompania teknologjike ka punësuar inxhinierë të Tesla-së. Musk pastaj e përshkroi Apple-in si “Varreza e Tesla-së”, pasi punëson ish-inxhinierë të Tesla-së që janë pushuar nga puna.

Pavarësisht qëllimeve të tyre të dukshme, Musk nuk e sheh Apple-in si një rival të rëndësishëm. Ai thotë se konkurrenca me Apple-in vetëm do ta ndihmojë të zgjerojë tregun e makinave elektrike në të gjithë botën.

“Tesla do të vazhdojë të aspirojë krijimin e makinave elektrike më të mira, dhe ky do të jetë qëllimi ynë, si dhe të ndihmojmë kompanitë e tjera për të krijuar makina elektrike.”

Apple nuk ka konfirmuar deri tani se po punon për krjimin e një makine elektrike, edhe pse gazeta prestigjioze Wall Street Journal ka parashikuar se makina do të jetë gati në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button