Historia e trishtë e një të mituri/ La varfërinë në Shqipëri, për tu endur për një jetë më të mirë në Itali

Një i mitur shqiptar ka ngjallur vëmendje nga ana e autoriteteve italiane për historinë e tij në skamje dhe ikjen nga Shqipëria drejt shtetit Italisë natën e Krishtlindjeve.

16-vjeçari shqiptar që ka udhëtuar i vetëm nga Shqipëria drejt Italisë, është rrëfyer sot në mediat lokale të qytetit të Monzës nga dy agjentët e policisë të cilët i kanë dhënë atij ndihmën e parë.

Komisari i policisë Ivano Bassani e agjentja Maria Paola Spatari të ndihmuar nga teknologjia kanë mundur të kuptojnë me anë të Goolge translation historinë e minorenit shqiptar, që nuk flet asnjë fjalë italisht e që pak ditë më parë, i paveshur e i pangrënë ka mbërritur në selinë e komisariatit të tyre.

I veshur vetëm me një t-shirt pambuku në mes të të ftohtit, mjaft i uritur e duke shtrënguar fort në duar pashaportën e tij, minoreni shqiptar ka rrëfyer se ka udhëtuar me traget nga Shqipëria drejt Barit natën e Krishtlindjeve.

Për ditë me radhë ai ka udhëtuar i vetëm deri në Monza duke u ushqyer me ushqime të marra nga mbeturina në rrugë e duke fjetur nëpër stacionet hekurudhore.

Për agjentët e policisë ai rrëfen se në Shqipëri jetonte me familjen e tij mjaft të varfër e se kishte vendosur të largohej për të kërkuar fatin e një jetë më të mirë.

Agjentët e policisë trgojë se djaloshi shqiptar ka mbërritur në zyrat e tyre mjaft i ftohur e shumë i uritur. Brenda pak orësh ata kanë mundur ta transferojnë në qëndrën e strehimit për minorë “Cooperativa Mille Soli” në Monza.

Histori të tilla të minorenëve shqiptarë që kërkojnë azil në Itali janë të shumta. Minorenët shqiptarë të pashoqëruar në territorin italian renditen të dytën në numër pas atyre me kombësi egjiptiane.

Ky fenomen ka shënuar një rritje në numër përgjatë vitit 2015 me kërkesën e vazhdueshme të drejtuesve lokale të mjaft komunave italiane për një bashkëpunim më të mirë me autoritetet shqiptare për rivendosjen e lidhjeve mes minorenëve të strehur në Itali e familjeve të tyre në Shqipëri.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button