Një grua helmoi 20 fëmijë bonjak në Afrikë

Një punëtore 35 vjeçare në një jetimore në Afrikën e Jugut u arrestuar me dyshimin helmoi 20 fëmijë bonjak, njoftojnë Policia.

Sipas tyre fëmijët janë ankuar për dhimbje në stomak pas kohës së drekës.

Tetë fëmijë janë liruar nga spitali. Johan Masap, drejtori i jetimores tha për “Sunday Times” se dyshohet se punëtorja pas grindjeve me menaxhmentin ka derdhur një pluhur të dëmshëm në drekën e fëmijëve, transmeton Blic.

Në këtë jetimore janë të vendosur 42 fëmijë të braktisur dhe jetimë prindërit e të cilëve kanë vdekur nga SIDA.

Lajme të ngjashme

Back to top button