Kryeministri i Malajzisë kritikon grusht shtetin e Egjiptit

Kryeministri malajzian Naxhib Abdul Razak ka kritikuar grusht shtetin ushtarak në Egjipt, duke vënë në dukje se ai nuk duhet të kishte ndodhur.

Duke folur për CNN, Abdul – Razak tha se grusht shteti nuk ka lënë asnjë alternativë për dialog kombëtar, në mënyrë që të zgjidhet çështja .

Ai tha se grusht shteti në Egjipt duhet të mbarojë së bashku me fushatat e paraburgimit masive që përfshinin liderët e Vëllazërisë Myslimane. Ndërkohë Abdul Rezak u shpreh se liderët e Vëllazërisë ishin të moderuar, dhe se arrestimi i tyre ishte i motivuar politikisht.

Ai tha se edhe nëse ka pasur pakënaqësi në qëverisjen e Muhamed Mursit, duhej të ishte pritur deri në zgjedhjet e ardhshme, sepse atyre u duhej shansi për të treguar aftësitë e tyre.
Duke komentuar mbi situatën aktuale , Abdul – Razak tha : ” Pasi që grusht shteti është kryer, ushtria duhej të kërkonte një lloj të pajtimit kombëtar, por kjo nuk u ofrua”.

Abdul – Razak tha se nuk është aspak i kënaqur me situatën e tanishme, dhe tha se kjo po shkakton destabilizim në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button