Ymeri: Edhe një dëshmi se Kushtetuesja ishte e kapur

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, në një konferencë për media, foli lidhur me aktakuzën kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, që ka të bëjë me falsifikimin e një dokumenti.

Ymeri tha se ky falsifikim lidhet me një parashtresë të paraqitur nga Sami Kurteshi, atëherë Avokat i Popullit, për emërimin e gjykatësve ndërkombëtarë në Kushtetuese.

Sipas tij, ky vazhdim i mandatit të tyre ka qenë në kundërshtim me Ligjin për emërim të gjykatësve, sepse nuk ka kaluar në Kuvend dhe Kushtetuesja ka nxjerr vendim duke e shpall këtë kërkesë të Kurteshit si të papranueshme.

Vendimi është marr pa e pas kuorumin e mjaftueshëm e që i bie se Hasani e ka falsifikuar dokumentin”, theksoi Ymeri.

Ai tha se kjo dëshmon se shteti e po ashtu edhe Kushtetuesja janë të kapura.

 “Kemi 3 lloj shkeljesh sepse kuptohet se ka pas marrëdhënie mes Hasanit- Jahjagës dhe Zbogar-it që ky vendim të ec tutje ndonëse janë shkel ligjet e Kushtetueses.

Zbogar, i cili ka ndërhyrë në këtë proces e që përpos që ka shkel kodin diplomatikë e ka shkel edhe kushtetutën, e po ashtu edhe Enver Hasani i ka shkel rregullat duke u përfshirë në këtë shkelje të madhe”, theksoi Ymeri.

Ymeri më tej tha se Vetëvendosje! i ka dërguar në Kushtetuese disa ankesa, të cilat janë shpall të papranueshme.

Sipas nenit 434 kjo është shkelje e rendit publik dhe dëshmon qe Kosova është e kapur dhe se Gjykata Kushtetuese është e kapur po ashtu”, tha Ymeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button