Agimi i Artë nxit urrejtjen: Vrasja e grekes nga shqiptari është krim racist

Partia e së djathtës ekstreme në Greqi, “Agimi i Artë”, e konsideruar naziste, e ka shfrytëzuar krimin e shqiptarit Klodi Lesi – vrasjen e bashkëshortes së tij greke dhe rrëmbimin e fëmijës së tyre 4 vjeç – për politikën e saj.

Screenshot_1Me anë të një deklarate menjëherë pas ngjarjes, sëbashku me foton e përpunuar mësipër, nazistët e “Agimit të Artë” e konsiderojnë vrasjen si “krim racist” dhe nxisin urrejtjen ndaj emigrantëve, citon Syri.net.

Sipas tyre, “gruaja e 34-vjeçarit shqiptar, me moshë më të madhe sesa ai, 41 vjeçe, ishte me origjinë greke. Kur ai vendosi të ndahet prej saj, e vrau me gjakftohtësi duke e goditur 6 herë me thikë dhe krimin e etiketuar si një rast vjedhjeje apo droge. Por ne e kemi theksuar vazhdimisht sesa e rrezikshme është t’u japësh punë dhe t’u vesh shtëpinë në dispozicion të huajve, sepse qytetarët tanë po e vuajnë këtë në mënyrën më tragjike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button