Bloomberg: Maqedonia në top 10 shtetet me qytetarë më të stresuar (Lista)

Bloomberg që cila merret me përgatitjen e të dhënave për financa, biznes, si edhe lajmeve për botën, ka publikuar listën e shteteve më të stresuara në botë, duke e plotësuar me të dhëna shtesë për kualitetin e jetës dhe të ardhurat, transmeton Telegrafi.

Në top 10 të vendeve më të stresuara renditet edhe Maqedonia. Tabelën e kryesojnë vendet: Nigeria, Afrika e Jugut, El Salvadori, Mongolia, Guatemala, Kolumbia, Pakistani, Jamaika, e më pas radhitet Maqedonia, me 52 pikë në total.

Bloomberg në këtë listë ka përfshirë edhe të dhëna tjera interesante të cilat do t’i përmendim në vijim. Numri i vetëvrasjeve në nivel vjetor për 100 mij banorë është 1.9 njerëz; Bruto prodhimi i brendshëm (BPB) për kokë banori arrin shifrën prej 5050 $. Sa i përket dallimeve në të ardhura, koeficienti i Maqedonisë shënon shifrën prej 43.2, ndërkaq sa i përket korrupcionit, Maqedonia grumbullon 43 pikë.

Papunësia siç e dijmë është e lartë në Maqedoni. Kështu, në listën e vendeve më të stresuara, Bloomberg përcakton nivelin e papunësisë në Maqedoni që është 30%.

Nga rajoni në të njejtën listë janë: Bosna dhe Hercegovina në vendin e 13, Bullgaria në vendin e 23, Serbia në vendin e 28, Greqia në vendin e 30, Turqia në vendin e 32, Kroacia në vendin e 36 dhe Rumania në vendin e 39.

Untitled

Për listën e plotë klikoni këtu: Bloomberg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button