Ministri Lirim Shabani vizitoi Odën ekomomike të MVP

Në kuadër të “Javës për decentralizim dhe zhvillim regjional, ministri Lirim Shabani sot vizitoi Odën ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ku u takua me kryetarin e këtij asociacioni, Nebi Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi, ministri Shabani u informua drejtpërsëdrejti nga njerëzit e parë të këtij asociacioni me aktivitetet e shumta që realizohen në bazë të plan-programit të tyre dhe aktivitetet e përditshme të cilat kanë të bëjnë me përcjelljen dhe ndryshimet e normativave ligjore për të bërë biznes, për klimën e biznesit në Maqedoni dhe mundësitë për shtrirjen e bizneseve vendore në rajone dhe vende tjera si dhe gjithë atë që ka të bëjë me biznesin në Maqedoni.

Ministri Shabani shprehi kënaqësinë e tij për rezultatet e arritura deri tani të OEMVP duke nënvizuar se çdo rezultat i tyre është një shans plus për qytetarët e Maqedonisë sepse me këtë shtohen edhe mundësitë për punësime të reja. Ai theksoi se OEMVP luan një rol të rëndësishëm në planin organizativ të subjekteve ekonomike në Maqedoni dhe se kjo ka efekte pozitive në drejtim të arritjes së rezultateve edhe më të mira ne te ardhmen.

Përndryshe, OEMVP numëron 1800 anëtarë në sektorë të ndryshëm dhe se gjatë dekadës së fundit të veprimit të sajë ka organizuar 70 seminare, 82 tryeza të rrumbullakëta, mbi 800 takime bilaterale duke inkuadruar kështu rreth 3000 biznese aktive të cilat kanë marrë informacione të shumta nga ekspert të ndryshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button