“Bombat” e Zaevit mund të gjykohen edhe në dhjetëra gjykata në vend!

Gjykimet për vepra penale të cilët dalin nga materialet e përgjimeve nuk është patjetër që të gjykohen vetëm në Gjykatën Penale të Shkupit, por edhe në disa gjykata me kompetenca të zgjeruara në vendin tonë, thonë për “Svedok”, burime gjyqësore, transmeton Portalb.

Gjykatat në Manastir, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Veles, Gostivar dhe Ohër, deri më tani janë adresat e mundshme ku mund të fillojnë procedurat eventuale pas mbarimit të hetimeve.

Lëndët për vjedhje të zgjedhjeve, për dhunë ndaj zgjedhjeve, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim ku nuk ka formë të krimit të organizuar, pritet që të jepen para gjykatave me kompetenca të zgjeruara.

Ligji për Prokurori Speciale, përcakton vetëm vendosjen e kompetencave reale ndaj lëndëve (a ka elemente të krimit dhe përgjimit të paautorizuar), ndërkaq kompetenca territoriale (cila gjykatë sipas territorit ka kompetencë) nuk është e precizuar në ligjin, me çka lihet hapësirë që prokurori publik ta zgjedhë, transmeton Portalb.

Në ligj janë të definuara vetëm pozitat e prokurorit special për përfaqësim përpara gjykatave. Prokurorët nga Prokuroria Speciale do t’i përfaqësojnë lëndët përpara Gjykatës Themelore, Apelit si dhe përpara Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë.

Deri më tani nuk dihet se Prokuroria Speciale a ka bërë ndonjë orar se cili prokuror do të veprojë në procedurat e apelit përpara gjykatave më të larta.

Në Gjykatën Penale në departamentin për gjykimin e veprave të krimit të organizuar, mund të gjenden 5-6 lëndë nga deri më tani 30 lëndë të nisura për t’u punuar me to, ndërkaq të tjerat do t’i gjykojnë gjykatësit e Shkupit në departamentin për të rritur ose në atë me kompetenca të zgjeruara në vend, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button