Donald Lu takohet me Ramën për reformën në drejtësi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe përfaqësuesja e BE-së po vijojnë përpjekjet e tyre diplomatike për realizimin e reformës në drejtësi.

Në orët e pasdites Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë vizituar selinë e kryeministrisë, ku prej 40 minutash po diskutojnë me kryeministrin Rama mbi këtë çështje.

Mësohet se dy diplomatët synojnë zhbllokimin e ngërçit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës për draftin e reformës.

Më herët gjatë muajit ambasadori Lu deklaroi se angazhimi i tij për reformën në drejtësi nuk është personal, por pjesë e axhendës së rekomanduar nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, javën e kaluar ekspertët e mazhorancës e deklaruan të mbyllur draftin edhe pa opozitën, duke thënë se kishin miratuar vetëm një pjesë të rekomandimeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button