Kryetari i Komunës së Sarajit u takua me ambasadorin e Bosnjës

Kryetari i Komunës së Sarajit u takua me ambasadorin e  Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup, me ç ‘rast e ka njoftuar për pozitën gjeografike, strukturën e popullsisë dhe funksionimin e pushtetit lokal në Komunën e Sarajit.

Fillimisht, janë shqyrtuar mundësitë e  bashkëpunimit mes Komunës së Sarajit dhe Ambasadës së Bosnjës në Shkup, në disa sfera të caktuara. Murati thotë se pushteti lokal në Saraj është i barabartë për të gjitha komunitet që jetojnë në Sraja dhe nuk bënë dallime në baza etnike.

“Me ambasadorin,  biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, mes Komunës dhe Ambasadës, për projektet kulturore dhe arsimore, për faktin se në Komunë të Sarajit jeton edhe popull boshnjak”, tha Murati.

Ai theksoi se nxënësit e shkollës “Dituria”, në vendbanimin në Lubin, mësimin e ndjekin në gjuhën e tyre, që do të thotë në gjuhën boshnjake, dhe se më parë Komuna e Sarajit e ndërtoi edhe godinën e re të shkollës.

“Në këtë drejtim dua të theksoj se pushteti lokal në Saraj, komunitetin boshnjak nuk e anashkalon të”, tha Murati. Bashkëbiseduesit kanë shqyrtuar edhe mundësitë tjera të bashkëpunimit në sferën ekonomike, ku ambasadori u zotua se do të prezantoj Komunën e Sarajit në Bosnjë, si dhe do të angazhohet për binjakëzimin e Komunës së Sarajit me komunat nga Bosnja. 

Lajme të ngjashme

Back to top button