CIVIL: Vallë po i bashkohet Ivanov fushatës partiake të Gruevskit me faljet e dënimeve?

Numri i të burgosurve të falur këtë vit është më i madh se numri i përgjithshëm i të burgosurve të falur në tre vitet e fundit! Gjegjësisht, në vitin 2015 u falën 24 të burgosur, në vitin 2014 Ivanov ka falur 53 persona, në 2013 -51 person. Dhe me të vërtetë, edhe në vitin zgjedhor 2011, Ivanov në Ilinden ka bërë “të lumtur” 85 persona, por këtë vit ka tejkaluar vetveten, reagon Civil – Qendra për Liri

Vallë është rastësi që mu në vitin e zgjedhjeve – 2016, presidenti vendos që të jetë 10 herë më i mëshirshëm ndaj personave të dënuar dhe të falë bile 207 prej tyre?

Në shpjegimin e kabinetit të kryetarit, thotë se këtë vit lista e të burgosurve të propozuar për falje, të cilën ata e kanë pranuar nga burgu ka qenë më e gjata, mirëpo sipas informative të botuara nga TV Telma, nga burgu më i madh Idrizovë thonë se se si çdo vit, edhe këtë vit kanë propozuar rreth 150.

Ne konsiderojmë se, me qëllim që plotësisht të hidhen poshtë të gjitha dyshimet që vazhdojnë edhe pas demantit nga kabineti i tij, të publikohen edhe veprat për të cilat janë dënuar personat e falur.

Të nxitur nga dyshimet e mediave të shkaktuara nga ky vendim, Civil – Qendra për Liri e pyet kryetarin Ivanov:

Vallë duhet veprimet e tij pothuajse gjithmonë të jenë të shoqëruara me hamendje? Vallë e shqetëson fakti se qytetarët dhe mediat janë në një pozitë tashmë të dyshojnë se ai, si president në një mandat të dytë, mund të falë edhe ndonjë pedofil apo të dënuarin për vrasjen e Martin Neshkovskit? Edhe përkundër mohimit nga kabineti i Ivanov, sipas të cilit këta njerëz nuk janë falur, kronika e botuar histori televizive dhe çështjet që u ngritën në publik, flasin për kredibilitetin e dëmtuar të Ivanovit.

Presidenti nuk guxon të harrojë se tij çdo vendim i tij krijon përshtypje dhe ndërton perceptime në opinion për institucionin e kryetarit, për funksionin të cilin pas mandatin të tij do ta trashëgojë dikush tjetër. Presidentit të ardhshëm do t’i duhet kohë e gjatë për të rivendosur rajtingun dhe besimin në punën dhe rolin e Presidentit të Maqedonisë si një simbol të pavarur të unitetit kombëtar.

CIVIL – Qendra për Liri kërkon shpjegim të veçantë nga kryetari Ivanov për rritjen tejet të smadhuar të numrit të personave të falur pikërisht në prag të zgjedhjeve!

Vallë edhe me këtë procedurë, falje të mbi dyqind të burgosurve, presidenti Ivanov iu bashkua fushatës partiake të kryeministrit në dorëheqje, Nikolla Gruevskit?

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button